Programi i bursave nga Biznesi Gjerman

Programi i bursave të Biznesit Gjerman është një iniciativë e përbashkët e Ost-Ausschuss dhe e Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, i realizuar për herë të parë në vitin 2003. Ky program përfshin këto vende: Kroaci, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni dhe Kosovë. Që nga viti 2007 pjesë e këtij programi janë bërë edhe bursantët nga Shqipëria. Në kuadër të këtij programi çdo vit përzgjidhen në emër të kompanive gjermane deri në 75 bursistë shumë të kualifikuar nga rajoni. Grupet e synuara janë:

  • studentët në semestrin e fundit të studimit dhe
  • të diplomuarit në eksperiencat e para të punës së tyre
  • deri në moshën 29 vjeçare,
  • me formim në fushën e biznesit dhe atë teknike inxhinierike.

Në kuadër të një praktike tre deri në gjashtë mujore në një kompani gjermane në Gjermani ata përfitojnë një eksperiencë praktike pune si dhe marrin njohuri jo vetëm mbi proceduarat e ekonomisë së tregut por edhe mbi mënyrën e punës dhe menaxhimit në ndërmarrjet gjermane. Pas kthimit në vendet e tyre këta bursistë integrojnë eksperiencat e tyre me kulturën gjermane të punës në të përditshmen e tyre profesionale. Programi i bursave të Biznesit Gjerman jep një kontribut të rëndësishëm për edukim të mëtejshëm të këryre njerëzve të rinj me mentalitet të hapur, që mendojnë përtej kufijve dhe që janë pjesë aktive në zhvillimin ekonomik të vendit të tyre. Deri tani mbi 900 bursistë nga i gjithë rajoni kanë kryer një praktikë të tillë pune në Gjermani.

Ju lutem vini re! Aplikimi për Praktikat 2020 bëhet i mundur online nga 01.10.2019 deri më 11.11.2019!

Praktikat do të nisin në sezonin e verës 2020!

Eksperiencat nga bursistët

Erla Kadiu është një prej bursisteve të Programit të Bursave të Biznesit për Ballkanin Perëndimor, e cila zhvilloi praktikën pranë Bankës për Zhvillim KfW në Gjermani,  në sektorin e zhvillimit  financiar për Evropën Juglindore. Në një bisedë me Erla Kadiu ajo tregon se si ka gjetur rrugën e saj në KfW, cfarë pëlqen në lidhje me Gjermaninë dhe çfarë detyrash ka patur.

Për të lexuar të plotë intervistën e Erla Kadiu, gjenerata e bursistëve 2016, mund të klikoni këtu.

Eksperienca e Klodeta Idrizit
Eksperienca e Elvin Civicit