15 Vite DIHA

DIHA, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri publikoi në gusht 2023 broshurën "15 Vite DIHA – Partneri juaj në Shqipëri" (15 Years DIHA - Your Partner in Albania) në gjuhën angleze.

Kjo broshurë informative është zhvilluar për të ofruar një pamje të gjerë të klimës së biznesit në Shqipëri dhe për t'u siguruar lexuesve burime të vlefshme për të operuar me sukses në këtë treg në rritje.

Broshura shërben si shoqëruesi juaj për të kuptuar aspektet kyçe të jetës së biznesit në Shqipëri, nga kuadri ligjor dhe fiskal deri te informacionet kulturore dhe etiketa e biznesit.

Në rast interesi, lutemi kontaktoni zyrën tonë. Ne me kënaqësi do t'ju dërgojmë broshurën në version print.

Shkarkoni broshurën këtu!

* Të gjitha pjesët e këtij botimi janë të mbrojtura me të drejtën e autorit. Ndalohet ruajtja, riprodhimi, shpërndarja ose përpunimi në formë të shtypur, elektronike si dhe në çdo lloj forme tjetër, pa miratimin paraprak të botuesit.