“Anëtarët për Anëtarët” Members-4-Members
Çfarë është programi Members-for-Members?
Members-for-Members është një program, ku anëtarët e DIHA-s u vënë në dispozicion anëtarëve të tjerë të DIHA-s produkte dhe shërbime me kushte të favorshme.
Kush përfiton nga programi Members-for-Members?
Nga shërbimet dhe ofertat përfitojnë të gjitha kompanitë anëtare të DIHA-s dhe sipas marrëveshjes edhe punonjësit e tyre.
Kompanitë anëtare të interesuara mund të drejtohen direkt në zyrat tona.
Ofertat Aktuale:
Për të gjithë anëtarët e DIHA-s, Austrian Institute of Excellence ofron një zbritje prej 10% të tarifës së pjesmarrjes për trajnime. Për më shumë informacion, vizitoni AIEx në www.aie.al. Nëse dëshironi të ofroni kurse të gjuhës gjermane për punonjësit e kompanisë suaj, anëtarët e DIHA-s përfitojnë 5% zbritje (për grupe me min. 8 persona).
15% zbritje për produktet në dyqanet e Bushi-Servis dhe për shërbimet në pikat e serivisit për bizneset anëtare të DIHA-s dhe për punonjësit e tyre. Më shumë informacione gjeni këtu.

Globus Travel ofron për anëtarët e DIHA-s dhe punonjësit e tyre 5% zbritje për cdo paketë të vlefshme të publikuar në website.
Ofron produkte të ndryshme siguracioni me kushte të favorshme për kompanitë anëtare të DIHA-s si dhe punonjësit e tyre. Më shumë informacione gjeni këtu.

Hotel Rogner ofron çmime preferenciale për të gjithë anëtarët e DIHA-s si dhe partnerët e tyre të biznesit per akomodim (duke perfshirë mëngjesin).