Panairi Virtual i Karrierës 2018

Më 19 shtator u zhvillua Panairi Virtual i Karrierës "Trained in Germany" për Shqipërinë dhe Kosovën. Ky aktivitet u organizua për herë të dytë nga DIHA me mbështetjen e DIMAK Albania dhe Alumniportal Deutschland.

Më shumë se 30 kompani morën pjesë në këtë formë të re të panairit të karrierës dhe tërhoqën më shumë se 1700 (2017: 600) të interesuar dhe punëkërkues, të cilët u regjistruan si pjesëmarrës në panair. Mbi 800 (2017: 300) vizitorë morën pjesë në mënyrë aktive në Panairin Virtual të Karrierës dhe kontaktuan kompanitë pjesëmarrëse. Këto shifra dëshmojnë për suksesin e dukshëm të këtij aktiviteti në krahasim me vitin e mëparshëm.

DIHA falënderon të gjitha kompanitë pjesëmarrëse dhe vizitorët e shumtë!