Workshop: Taksimi i dyfishtë me Gjermaninë

Më datë 22 shkurt 2024, DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri), në bashkëpunim me Boga & Associates, nisur nga kërkesa dhe problematikat që anëtarët kishin shprehur, organizoi një Workshop me fokus taksimin e dyfishtë me Gjermaninë. Ky event i organizuar në ambientet e MAK Albania Hotel u prit me interes të madh nga kompanitë anëtare ku mbi 50 përfaqësues të kompanive ishin të pranishëm. Z. Andi Pacani, Partner pranë Boga & Associates mbajti një prezantim ku trajtoi ndryshimet dhe problematikat kryesore të marrëveshjes së Taksimit të dyfishtë me Gjermaninë.

Ky Workshop u organizua në mënyrë interaktive, ku pjesëmarrësit patën mundësi të ishin pjesë e diskutimeve, nëpërmjet pyetjeve dhe komenteve rreth kësaj teme. I rëndësishëm u konsiderua bashkëpunimi me DIHA-n për adresimin e problematikave dhe sugjerimeve të anëtarëve pranë autoriteteve përkatëse.

Në përfundim të eventit të pranishmit patën mundësinë të shkëmbeheshin me njëri-tjetrin në formën e Network-ing.

DIHA falënderon Boga & Associates për bashkëpunimin e tyre dhe vlerëson pjesëmarrjen aktive të të gjithë të pranishmëve në këtë event.

Prezantimin e Z. Andi Pacani mund ta gjeni këtu.