Anëtarë të rinj pranë DIHA-s

DIHA ka mirëpritur me kënaqësi anëtarët e saj të rinj, të cilët i janë bashkuar rrjetit tonë duke nisur nga Janari 2024.

Këto partneritete të reja reflektojnë përkushtimin e DIHA-s për të promovuar rritjen ekonomike, për të përkrahur ndryshimet pozitive dhe për të forcuar bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

 

Listës së anëtarëve të DIHA-s i shtohen kompanitë:

Elteknik International AG, operon në fushën e inxhinierisë elektrike dhe zgjidhjeve të automatizimit.

VARAKU-E sh.p.k., furnizues i shërbimeve të ndërtimit dhe ujësjellës kanalizimeve.

Lidl Shqipëria sh.p.k., operon në fushën e tregtisë.

Meyer & Meyer Transport Logistics Dooel, kompani logjistike dhe transporti.

Gebrüder Weiss sh.p.k., kompani logjistike dhe transporti.

Oracle Solicitors Albania sh.p.k., ofron konsulencë juridike.

Hotel Arena "Tirana Marriott Hotel",operon në sektorin e hotelerisë.

Edlira Buzani PF, auditore ligjore dhe kontabiliste e miratuar.

WILO Balgariya EOOD, ofrues i zgjidhjeve për menaxhimin e ujit.

 

Më shumë informacione dhe detajet e kontaktit të kompanive i gjeni në faqen tonë, rubrika “Lista e Anëtarëve”: https://diha.al/sq/anetaret/lista-e-anetareve

DIHA i uron mirëseardhjen anëtarëve të rinj dhe shpreson në bashkëpunime të suksesshme!