Roli i shërbimeve bankare në zgjerimin e biznesit në rang ndërkombëtar

Më datën 1 shkurt 2024 DIHA organizoi një tryezë diskutimi me temën: Roli i shërbimeve bankare në zgjerimin e biznesit në rang ndërkombëtar, e cila mblodhi disa përfaqësues nga kompanitë shqiptare me shtrirje ndërkombëtare, së bashku me ekspertë të ProCredit Bank Gjermani, me seli në Frankfurt. Në qendër të diskutimit ishte roli kryesor i shërbimeve bankare në lehtësimin e zgjerimit të bizneseve përtej kufijve.

Gjatë takimit pjesëmarrësit patën mundësi të diskutonin rreth rëndësisë së nxitjes së partneritetit ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve financiare. Në qendër të vëmendjes ishte nevoja e zgjidhjeve inovative financiare dhe strategjive të menaxhimit të rrezikut.

Takimi shërbeu si një katalizator për informimin rreth mundësisë së zgjerimit të biznesit nëpërmjet produkteve financiare të ofruara nga ProCredit Bank AG.