DIHA Eventi i Fundvitit

Për të festuar mbylljen e një viti plot aktivitete dhe arritje, DIHA organizoi më datë 14.12.2023 eventin e saj të rradhës në ambientet e Rogner Hotel ku të gjithë të ftuarit u mikpritën përzemërsisht në një atmosferë festive.

Ky event u shoqërua me një përzgjedhje shijesh kulinarike dhe pijesh të ndryshme ku nuk mungoi vera e ngrohtë tipike, e cila përcjell ngrohtësinë e kësaj periudhe.

Gjatë kësaj mbrëmje të pranishmit patën mundësinë të shijojnë atmosferën festive, por gjithashtu edhe të shkëmbejnë ide mes njëri-tjetrit dhe të reflektojnë për arritjet e vitit që lam pas.

DIHA falënderon të gjithë anëtarët e saj për pjesëmarrje aktive në aktivitetet e organizuara gjatë këtij viti dhe i uron të gjithëve GËZUAR FESTAT!