Workshop: Tatimi mbi të Ardhurat dhe Paketa Fiskale 2024

DIHA në bashkëpunim me kompaninë anëtare EB Invest organizoi më datë 7 Dhjetor 2023 në Mak Albania Hotel një Workshop  me temë “Tatimi mbi të Ardhurat dhe Paketa Fiskale 2024”.

Duke filluar nga data 1 janar 2024 hyn në fuqi Ligji Nr. 29/2023, i datës 30 mars 2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili do të zëvendësojë ligjin Nr. 8438, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, datë 28 dhjetor 1998.

Gjatë këtij aktiviteti u fol për ndryshimet kryesore që do të hasen me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të cilat u prezantuan nga Znj. Erinda Xhaferraj e EB Invest dhe Z. Arben Hasanaj, ekspert me përvojë në legjislacionin tatimor në Shqipëri dhe interpretimin e ligjeve fiskale. Ky Workshop u zhvillua në formë tepër interaktive ku vihej re dhe interesi i lartë i pjesëmarrësve.

Aktiviteti zgjati rreth 2 orë, në përfundim të të cilit të pranishmit patën mundësinë të shkëmbeheshin me njëri-tjetrin dhe me folësit në formën e Network-ing.

Këtu mund të gjeni prezantimin e mbajtur gjatë këtij workshopi në gjuhën shqipe.