Forumi Ekonomik i Ballkanit Tirane 2023

[Translate to Shqip:]

Më datën 17 nëntor 2023, u zhvillua Forumi Ekonomik i Ballkanit në Tiranë, aktivitet që u mbështet edhe nga DIHA. Fokusi i Forumit Ekonomik Ballkanik është zhvillimi dhe zbatimi i strategjive inovative dhe zgjidhjeve kreative për sfidat aktuale ekonomike me të cilat përballen vendet e Ballkanit për të stimuluar rritjen ekonomike e cila, nga ana tjetër, forcon bashkëpunimin rajonal, paqen dhe sigurinë.

Eventi përfshinte disa panele diskutimi ku ekspertë të fushave ndanë mendime të vlefshme rreth sfidave me të cilat përballet ekonomia sot. Pjesë e këtyre paneleve ishte dhe Znj. Antje Wandelt, e deleguara e Biznesit Gjerman për Maqedoninë, Kosovën dhe Shqipërinë. Ajo ishte pjese e panelit “Për zhvillimin e politikave të korporatës - si një kusht paraprak për integrim të rajonit në tregjet europiane”.

Pjesëmarrja e DIHA-s në këtë forum dëshmon angazhimin e saj në zhvillimin ekonomik dhe sfidat me të cilat përballen vendet në rajonin e Ballkanit. Në këtë kontekst, shpërndarja e njohurive dhe ideve ka kontribuar në formimin e një perspektive të përbashkët për të adresuar sfidat dhe gjetur zgjidhje inovative për zhvillimin ekonomik të rajonit.