Takimi i tretë i grupit të punës për Qëndrueshmërinë e Prodhimit të Energjisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor

Ditën e hënë, datë 13.11.2023 u mbajt takimi i tretë i grupit të punës për Qëndrueshmërinë e Prodhimit të Energjisë së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor në kuadër të projektit të financuar nga CIPE (Centre for International Private Enterprise). Ky takim u zhvillua në ambientet e Mak Albania Hotel nën moderimin e Dr. Lorenc Gardanit ku të pranishëm ishin përfaqësues të kompanive që operojnë në këtë fushë, përfaqësues nga Enti Rregullator të Energjisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga ProCredit Bank.

Gjatë këtij takimi u ngritën problematikat kryesore që kompanitë pjesëmarrëse hasin në treg dhe u konsideruan të nevojshme takime dypalëshe me Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit si dhe me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu pyetësori mbi “Vetëkonsumin” është tashmë online. Për të patur një feedback sa më gjithëpërfshirës mund të shpërndahet/plotësohet deri më datë 31.12.2023. Rezultatet do të vlerësohen dhe do të përcillen gjatë muajit janar 2024.

DIHA falënderon pjesëmarrësit për kontributin e tyre.