SUBEX - Supplier Balkan Expo 2023

SUBEX (Supplier Balkan Expo 2023) u zhvillua në datat 25-26 tetor 2023 në Shkup, Maqedonia e Veriut. DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri) si partner i Balkan Expo 2023 – SUBEX, i cili u organizua nga Delegacioni i Biznesit Gjerman në Maqedoninë e Veriut, u angazhua në marketimin dhe kërkimin e kompanive potenciale shqiptare.

SUBEX është një konferencë ballkanike dhe aktivitet takimesh B-2-B për mundësi bashkëpunimi midis kompanive gjermane dhe kompanive nga Ballkani Perëndimor në fushën e industrisë së lehtë (metali, plastika, druri, ushqimi dhe pijet, industria e tekstilit) si edhe sektori i TIK-ut.


Në këtë aktivitet morën pjesë 4 kompani nga Shqipëria, Elteknik sh.p.k, Everest Automotive sh.p.k, K-AKS sh.p.k. dhe Selmani sh.p.k të cilët patën mundësinë e organizimit të disa takimeve interesante B-2-B.

Këtu mund të gjeni Axhendën e këtij aktiviteti.