Tryezë Diskutimi Online: Prosumers Fotovoltaik ne Shqipëri dhe Rajon
Në datën 8 Janar 2024, ora 11:00, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) organizoi një takim online me temën "Prosumers Fotovoltaik në Shqipëri dhe Rajon".
Bledar Mankollari, Drejtori Ekzekutiv i DIHA-s, i uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe i dha fjalën Dr. Lorenc Gordani, i cili fillimisht përmblodhi pikat e diskutuara gjatë tryezave të diskutimit të organizuara në kuadër të kësaj nisme, e cila financohet nga CIPE (Center for International Private Enterprise) në Shqipëri. Dr. Lorenc Gordani prezantoi zbatimin e dispozitave ligjore, duke përfshirë skemën e kompensimit, rregullat e shitjes së energjisë, dhe rishikimin e udhëzimeve administrative të propozuara nga DIHA.
Në përfundim Dr. Lorenc Gordani prezantoi rezultatet e sondazhit të kryer online mbi ““Rritjen e Investimeve të Prodhimit të Energjisë Diellore për Vetëkonsum në Shqipëri”, ku u morën 68 përgjigje. Prezantimin e rezultateve e gjeni këtu.
Ekspertët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova ndanë gjithashtu praktikat dhe sfidat në sektorin e tyre.
Z. Lirim Sulejmani, Komisioner në Komisionin Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit në Maqedoninë e Veriut, ndau një prezantim informativ mbi situatën aktuale të prosumers, terrenin ligjor dhe zgjidhjen e proçedurave të miratimit në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, Z. Ymer Rudari, Drejtues i Njësisë së Tarifave në Zyren e Rregullatorit për Energji në Kosovë, prezantoi situatën aktuale dhe përdorimin e formulave për llogaritjen e energjisë së përfituar nga fotovoltaiket në Kosovë. Prezantimet e tyre mund ti gjeni bashkëlidhur. Klikoni këtu për prezantimet e z. Lirim Sulejmanidhe z. Ymer Rudari.
Më pas e mori fjalën Z. Afrim Syla - Managing Partner në kompaninë ELEN në Kosovë, i cili prezantoi shkurtimisht kompaninë që menaxhon si edhe shprehu qasjen e tij rreth zgjidhjes së dhënë në Kosovë përsa i përket prosumers.
Ky takim reflekton një hap drejt zhvillimit të qëndrueshëm të energjisë së rinovueshme në rajonin tonë. DIHA falenderon të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen interaktive.