Women Going Digital
Përgatitja e grave për transformimin dixhital!
Women Going Digital është një trajnim online i certifikuar që ka në synim gratë që duan të zgjerojnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre në tema që lidhen me transformimin dixhital.
Kursi është i ndarë në 16 module, të përbërë nga video, podkaste dhe një revistë digjitale për secilin modul në gjuhën shqipe dhe maqedonase, të cilat mund të përdoren në mënyrë jo të sinkronizuar në çdo kohë.
Grupi i synuar i trajnimit janë gra nga fushat e administratës, prodhimit dhe bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në diskutime dhe vendimmarrje në lidhje me implementimin dhe zbatimin e zgjidhjeve dixhitale në organizatat ose kompanitë e tyre.
Kick-Off Event (online)
Data: 13 Qershor 2024 ora 09:00
Regjistrimi mund të bëhet tek Linku
Gjuha e aktivitetit: Anglisht
Trajnimi ofrohet pa pagesë
PROGRAMI:
Hapja:
• Antje Wandelt, E deleguara e biznesit gjerman për Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri
Fjalë përshëndetëse nga partnerët:
• David Oberhuber, Menaxher Vendor i GIZ Maqedonia e Veriut dhe Kosova
• Marian Malinov, koordinator i DMWV Maqedonia e Veriut
• Nora Hasani, Drejtoreshë Menaxhuese e KDWV Kosovë
• Stephanie Sieg-Farka, Presidente e DIHA-s Shqipëri
Prezantimi i programit të trajnimit:
• Marina Stankov, menaxhere e projektit DMWV Maqedonia e Veriut
• Marina Yzú, Menaxhere e Projektit Gratë që Dixhitale në Amerikën Latine
Pyetje dhe përgjigje