Shërbimi i Ekspertëve Seniorë

Shërbimi i ekspertëve seniorë (SES) është pjesë e Fondacionit të Biznesit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Ekspertë seniorë/në pension mbështesin me njohuritë e tyre të specializuara kryesisht kompani të vogla dhe të mesme, institucione publike, bashki apo komuna, institucione arsimore dhe organizata ndërkombëtare.

Ekspertët e SES-it përfaqësojnë mbi 50 sektorë, duke nisur nga elektronika, industria mekanike, bujqësi, marketing, administrate, industria kimike, shëndetësi e deri tek bukëpjekësit, kasapët ose marangozët. Ata kanë përvojë të gjatë profesionale dhe janë të motivuar. Ekspertët seniorë i ofrojnë shërbimet e tyre falas.

Dëshironi të shfrytëzoni shërbimet e një eksperti senior?

Atëherë, lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme.

Ina Drini
Menaxhere Projektesh & Përfaqësuese e SES në Shqipëri
E-Mail