World University Service

Që nga korriku i vitit 2016, World University Service (WUS) është një projekt si Office-in-Office pranë DIHA.

World University Service (WUS) po mbështet prej fundit të vitit 2016, çdo vit me 50 bursa studentët shqiptarë të universiteteve shtetërore shqiptare. World University Service është një organizatë ndërkombëtare e studentëve dhe mësuesve në sektorin e arsimit dhe angazhohet për të drejtat e njeriut në arsim dhe krijimin e strukturave të barabarta sociale dhe politike. WUS është aktiv në më shumë se 50 vende të botës.

 Qëllimi i këtij programi është të mbështesë elitën e arsimuar shqiptare dhe punonjësit e rinj e të kualifikuar në Shqipëri, për zhvillimin e perspektivës profesionale në të ardhmen në vend.

Këto bursa u adresohen studentëve në fazën përfundimtare të studimeve të tyre dhe të sapo diplomuarve. Preferohen aplikantë me të ardhura të pakta familjare dhe rezultate të mira akademike.

Përveç një burse mujore prej 250,00 €, studentët apo ata që janë në fillimet e karrierës, përfitojnë këshillime dhe trajnime për teknikat e aplikimit, sipërmarrjen, karrierën dhe për ofertat e praktikave të punës. Gjatë periudhës maksimale 6-mujore të bursës, praktikantëve në varësi të bursës, do t’u ofrohen trajnime mbi aplikimin për punë, si dhe mbi ngritjen e një biznesi të ri (trajnime individuale dhe në grupe).

Ky projekt realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Energjisë, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në Hessen.

Për më shumë informacione klikoni këtu.