Ndërmjetësim për partner biznesi

Ne mund të kryejmë një kërkim të plotë, të identifikojmë partnerë potencialë biznesi për ju në Gjermani dhe të kontaktojmë në emrin tuaj personat e duhur. Korrespondenca me partnerin e mundshëm të biznesit në Gjermani do të kryhet nga një punonjës i yni në gjuhën gjermane, duke lehtësuar kështu komunikimin. Avantazhet e këtij shërbimi janë se ne mund të shfrytëzojmë bazat tona të të dhënave, rrjetin e kontakteve, aftësitë gjuhësore dhe njohjen e specifikave kulturore të të dy vendeve.

Për më shumë, ju lutemi të na kontaktoni.

Marjeta Kodra Xhabrahimi
Business Consultant
E-Mail