Seminar virtual mbi Fiskalizimin

[Translate to Shqip:]

[Translate to Shqip:]

DIHA organizoi në datën 3 dhjetor 2020 një webinar interaktiv mbi Fiskalizimin në bashkëpunim me ekspertët e taksave të PWC Albania. Cilat janë kushtet paraprake që subjektet duhet të plotësojnë për zbatimin e Fiskalizimit? Cilat janë regjistrimet fillestare të nevojshme për implementimin me sukses të procesit të Fiskalizimit? Cilët janë elementët e rinj që do i shtohen faturës apo faturës elektronike? Çfarë duhet të kemi parasysh lidhur me deklarimet dhe dispozitat e vecanta në lidhje me procedurën e fiskalizimit? Këto ishin disa nga çështjet që u diskutuan në këtë webinar. Pjesëmarrësit ndanë problematika konkrete si edhe pyetje gjatë aktivitetit. Duke qenë se për subjektet që kryejnë transaksione B2G fiskalizimi hyn në fuqi në datën 1 janar 2021, pati nje sërë pyetjesh që lidheshin me këtë kategori. Sigurisht që ende ka çështje për të sqaruar dhe DIHA planifikon të organizojë edhe webinare të tjera gjatë vitit 2021 mbi këtë temë.