Bashkëbisedim mbi pasojat ekonomike të COVID-19

Me datë 9 korrik DIHA në bashkëpunim me Ministrinë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes organizoi webinarin me temë “Bashkëbisedim mbi pasojat ekonomike të COVID-19”, me të ftuar z. Eduard Shalsi, Ministër për Mbrojtjen e Sipermarrjes. Z. Shalsi foli mbi masat e marra deri tani dhe çfarë planifikohet të bëhet më tej nga ana e Qeverisë për të ndihmuar bizneset. Ndërkohë, fokusi i këtij webinar-i ishte inputi i vetë kompanive, të cilët kishin mundësi të flisnin mbi vështirësitë që kanë hasur deri tani dhe masat që propozuan të ndërmerren më tej.