Konferencë virtuale për sigurimin e punëtorëve të kualifikuar në Shqipëri

DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri) organizoi ditën e martë më 20 tetor, konferencën virtuale mbi sigurimin e punëtorëve të kualifikuar në Shqipëri.

Sigurimi i forcave të kualifikuara të punës po bëhet gjithmonë e më i vështirë. Cila është situata aktuale e kësaj kategorie dhe e emigracionit në vendet e Ballkanit? Si po zhvillohet tregu shqiptar i punës? Cilat janë vështirësitë që ndeshin bizneset? Cilat janë mundësitë aktuale dhe shanset që ofron e ardhmja?

Këto dhe çështje të tjera u diskutuan nga znj. Dajna Sorensen, Zëvendësministrja për Ekonominë dhe Financat, z. Patrick Martens, i Deleguari i Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, znj. Albana Shkurta, CEO e Lufthansa Industry Solution, z. Roden Pajaj, Deloitte Albania & Kosova dhe z. Endri Ndoni, AIMS International-Albania si dhe përfaqësues të bashkëpunimit për zhvillim z. Peter Feldmann, GIZ-ProSeed, z. Renato Vasili, Regional Challenge Fund TVET WB, znj. Antje Müller, Programi i Bursave të Biznesit Gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe znj. Suela Kalia, DIMAK Shqipëri. Ky aktivitet u hap nga znj. Stephanie Sieg, Presidente e DIHA-s dhe z. Peter Zingraf, Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.