Expocity Albania organizon “Panairin e Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban 2020”

Expocity Albania organizon në datat 20-22 shkurt 2020, “Panairin e Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban 2020”. Ky panair do të bëjë bashkë aktorë të rëndësishëm të sektorit, brandet kryesore në industrinë e ndërtimit, kompani dhe profesionistë të sektorëve të arkitekturës, planifikimit urban, zhvillues të pronave, dizenjues interior & exterior, inxhinierë, sektorin akademik, organizata mbështetëse të biznesit etj..

I konceptuar si një event multidimensional, ky panair do të shërbejë si një platformë e cila ofron mundësi për të krijuar partneritete, bashkëpunime të reja, për të shkëmbyer dhe nxjerrë në pah zhvillimet dhe risitë e fundit për sa i përket produkteve dhe shërbimeve në fushën e ndërtimit, arkitekturës dhe planifikimit urban në një nivel kombëtar dhe rajonal.

Për më shumë informacione, lutemi të kontaktoni organizatorët.