Shqipëria merr pjesë në iniciativën e blerjes nga Ballkani Perëndimor 2018

Iniciativa e blerjes nga Ballkani Perëndimor 2018 u mbajt këtë vit më 19.06.2018 në Frankfurt, Gjermani. Ky aktivitet krijon një urë lidhëse ndërmjet kompanive industriale gjermane blerëse dhe kompanive furnizuesve nga Ballkani Perëndimor në sektorin automobilistik. Shqipëria ishte e pranishme për herë të katërt në këtë aktivitet, ku dy kompani u përzgjodhen, prej gjithsej 8 kompanive të interesuara; Aldur 04 dhe Aluflor. Ky projekt u zhvillua për Shqipërinë nga DIHA. Në takimet B-2-B të zhvilluara në Gjermani, morën pjesë përfaqësues nga kompania Aldur 04 (Sektori: Prodhim mobiljesh).