Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES) pranë AlbContact Center

Institucionet dhe kompanitë shiptare kanë vënë re vlerën e shtuar dhe dobishmërinë që sjellin ekspertët gjerman në Shqipëri. Ky është një shërbim, i cili ofrohet nëpërmjet DIHA-s dhe bën të mundur dhënien e njohurive dhe përvojës së punës të ekspertëve gjerman.

Që nga qershori 2017 qendra e trajnimit për pastiçeri dhe prodhime brumërash AlbContact Center në Durrës është vizituar nga një tjetër ekspert gjerman, i cili trajnoi pjesëmarrësit në fushën e pastiçerisë dhe biskotave të ëmbla për katering. Duke qenë se ekspertiza e z.Götzenberger është shumë më e gjerë, pjesëmarrësit u trajnuan gjithashtu për prodhimin brumit të bukës si edhe atij të picës. Nga ky trajnim nuk përfitojnë vetëm pjesëmarrësit e furrave të bukës, por edhe hotelet në fillim të sezonit turistik.

Nëse edhe kompania juaj kërkon mbështetje nga ekspertë gjerman mund të kërkoni në çdo kohë informacione mbi shërbimin e ekspertëve të huaj SES pranë DIHA-s!