Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES) pranë Sejegës

Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES) është organizata kryesore gjermane për ekspertiza vullnetare nga specialistë dhe menaxherë në pension ose gjatë një shkëputjeje nga puna (Shërbimi i Ekspertëve 30+).

Kjo organizatë jofitimprurëse mbështet kompani të vogla dhe të mesme, administratën publike, dhoma tregtie dhe shoqata biznesi, institucione sociale dhe mjekësore, si edhe institucione arsimore dhe trajnuese në mbarë botën.

Në regjistrin e SES-it gjenden mbi 12.000 ekspertë, të cilët ofrojnë njohuritë e tyre për zgjidhjen e problemeve teknike, ekonomike apo organizative, në fusha dhe sektorë të ndryshëm, si edhe në trajnimin e stafit sipas modelit të formimit profesional gjerman.

Z. Hubert Friedl, inxhinier i teknologjisë ushqimore dhe fermentimit, është një nga këta ekspertë, i cili aktualisht po përcjell njohuritë e tij për përmirësimin teknik të prodhimit të salcave të ndryshme pranë kompanisë shqiptare Sejega. Ai gjithashtu është duke trajnuar stafin teknik dhe ekzekutiv me qëllim jo vetëm përmirësimin teknik të prodhimit, por edhe optimizmin e kostove të prodhimit.