Ceremoni me rastin e 30 vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman

Me rastin e 30 vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman, Drejtuesi i Grupit Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla ftoi të gjithë anëtarët e DIHA-s në një pritje në datën 1 qershor 2018, pranë Telkom Lounge në Tiranë.

Pas një fjalimi mirëseardhjeje nga z. Balla, ku ai e përshkroi Gjermaninë si një aleat strategjik të Shqipërisë në rrugën e saj drejt hyrjes në BE, Ambasadorja Gjermane Susanne Schütz përshkroi në fjalën e saj, pikat kulmore të këtij bashkëpunimi 30 vjeçar ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe investimet në kuadrin e projekteve për zhvillim të qëndrueshëm, në vlerë mbi 1 miliardë EUR. Ambasadorja Gjermane inkurajoi ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në drejtim të reformës në drejtësi, procesit të vetingut, si dhe një luftë më të fuqishme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Z. Gutting, Deputet i CDU / CSU në Parlamentin Gjerman, u shpreh se Shqipërisë duhet t’i ofrohet mundësia të vijojë bisedimet për anëtarësimin në BE, gjë që nuk nënkupton anëtarësim të menjëhershëm të vendit në BE.

Një numër i madh i anëtarëve të DIHA-s dhe përfaqësues të Bordit të saj, morën pjesë në këtë pritje dhe u takuan edhe me të ftuarit e tjerë në këtë pritje.