120 vjetori i Grupit Messer

Për Messer Albagaz sh.p.k., pjesë e grupit Messer, kishte dy arsye për të festuar në shtator të këtij viti: jo vetëm përvjetorin e saj të 120-të, por edhe ekzistencën e filialit në Shqipëri prej 11 vitesh. Veprimtaria e kompanisë mbulon prodhimin dhe shpërndarjen e gazeve të specializuara mjekësore, industriale si dhe pajisjet përkatëse.

Në fillim të festës, e cila u zhvillua të enjten, më 27 shtator 2018, Drejtori Ekzekutiv i Messer Albagaz sh.p.k. theksoi suksesin dhe rritjen e kompanisë. Me pas u përcoll një video mesazh nga Drejtori i Përgjithshëm i grupit Messer në Gjermani: "Kur gjyshi im themeloi këtë kompani në Frankfurt më 1898, ai nuk mund të imagjinonte se si kompania do të dukej 120 vite më vonë. Sot jemi krenarë që jemi një nga kompanitë më të mëdha private në fushën e gazeve industriale dhe pajisjeve të saldimit dhe prerjes. Ne në Messer jemi një familje e madhe dhe të gjithë punojmë për të njëjtin qëllim ".

DIHA i uron kompanisë anëtare të saj, Messer Albagaz sh.p.k., suksese të mëtejshme!