Vit i suksesshëm për kompaninë Rossmann & Lala

Viti 2018 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për kompaninë Rossmann & Lala. Pas hapjes së dy filialeve të rinj gjatë gjysmës së parë të vitit në Tiranë (në Qendrën Tregtare Condor Center dhe në Unazën e Re) kompania gjermano-shqiptare shënoi edhe kalimin përtej kufirit të Republikës së Shqipërisë, duke hapur në muajin shtator dyqanin e parë në qytetin e Prishtinës, Kosovë. Nga suksesi i deritanishëm me hapjen e këtij dyqani në Prishtinë, Rossmann & Lala planifikon të zgjerojë së shpejti edhe më tej rrjetin e tij në qytete të tjera të Kosovës.

Në muajin dhjetor Rossmann & Lala inauguroi filialin i ri në qytetin e Shkodrës. Që në ditën e hapjes shumë klientë të interesuar vërshuan në filialin e ri, për të blerë produktet mjaft të njohura të Rossmann-it në Shqipëri. Me këtë hapje numri i filialeve në Shqipëri ka arritur në 13 gjithsej. Rossmann & Lala synon të vazhdojë edhe më tej me zgjerimin me filiale të rinj, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

I urojmë shumë suksese në arritjet e mëtejshme anëtarit të DIHA-s, “Rossmann & Lala”.