Lufthansa ofron më shumë fluturime nga Tirana në Frankfurt

Nga data 31 mars 2019 Lufthansa do të ofrojë fluturime shtesë Tiranë – Frankfurt. Me këtë shërbim të ri, udhëtarët do të kenë mundësi të fluturojnë çdo javë 14 herë në linjën Tiranë – Frankfurt. Aeroporti i Frankfurtit njihet si qendra më e rëndësishme e fluturimeve për udhëtarët nga Shqipëria.

Shërbimi i ri do të ofrohet çdo ditë. Fluturimi do të nisë në orën 20:40 nga Aeroporti i Frankfurtit dhe mbërrin në orën 22:50 në Tiranë. Mëngjesin e ditës së nesërme avioni do të niset nga Tirana në orën 06:05 dhe do të mbërrijë në Frankfurt në orën 08:20.

Me këtë shërbim të ri, udhëtarët nga Tirana do të kenë mundësinë të vazhdojnë të zgjedhin midis 170 linjave për fluturime tranzit në më shumë se 70 vende.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të Lufthansës ose regjistrohuni falas në buletinin e saj.