Përshëndetje nga Hilton Garden Inn Tirana!

Jemi të lumtur qe kemi sjellë Hiltonin e parë në Shqipëri, i cili hapi dyert e tij më 30 Gusht 2018. Hoteli ka 143 dhoma, 6 salla eventesh, të cilat mund të presin deri në rreth 500 te ftuar, bar&restorant si dhe një palestër në dispozicion të klientëve 24 orë. Hilton Garden Inn Tirana ofron shërbime të ndryshme, të tilla si një dyqan suveniresh i hapur 24 orë, verandë me një bar të jashtëm të dedikuar, ideale për cocktaile, pritje dhe festa, mbi 1100 m².  Salla elegante banketi me ndricim natyral si dhe një staf të dedikuar dhe profesional i cili mund t’ju asitojë me të gjitha kërkesat tuaja.

I ndodhur në Bulevardin Gjergj Fishta, një nga bulevardet kryesore të qytetit, Hilton Garden Inn Tirana është vetem 20 minuta me makinë larg nga Tirana International Airport dhe në afersi të të gjitha bizneseve dhe atraksioneve kryesore të qytetit.