DIHA Asambleja e Anëtarëve 2024
Asambleja vjetore e Anëtarëve të DIHA-s u zhvillua më 31 maj 2024 në ambientet e Hotel Rogner Tirana. Në aktivitet morën pjesë anëtarë të shumtë të DIHA-s si edhe Bordi Drejtues. Presidentja e DIHA-s, znj. Stephanie Sieg-Farka, zv. Ambasadori Gjerman z. Thilo Schroeter dhe Drejtori Ekzekutiv i DIHA-s, Bledar Mankollari, i uruan mirëseardhjen të pranishmëve dhe më pas diskutuan axhendën dhe të gjitha pikat e rëndësishme që nga mbledhja e fundit, si aktivitetet e organizuara, Raporti financiar 2023, Buxheti për vitin 2024, progresi dhe projektet e DIHA-s, si edhe eventet e ardhshme. Presidentja e DIHA-s, znj. Stephanie Sieg-Farka dhe zv. Presidenti i DIHA-s z. Fation Dervishi, ftuan anëtaret të ndanin problematikat kryesore të cilat ato hasin, në mënyrë që të mund të evidentohet se ku nevojitet kontributi i DIHA-s. DIHA falënderon anëtarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre, në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Në përfundim të Asamblesë të gjithë pjesëmarrësit u ftuan për një Get-Together në ambientet e Palmerias, ku patën mundësi të flisnin dhe të diskutonin me njëri-tjetrin.