Austrian Institute of Excellence sjell në Shqipëri Programin Europian të Trajnimit “European Energy Manager”

Pavarësisht nga efikasiteti ekzistues dhe standardet e cilësisë, kompanitë ende kanë një potencial të madh për kursimin e energjisë dhe kostove. Me rëndësi jetike për kompanitë është zbatimi i potencialeve për uljen e kostove, gjë e cila përmirëson konkurrueshmërinë dhe ndihmon në mënyrë aktive në mbrojtjen e klimës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve.

Programi i Trajnimit EUREM-European Energy Manager, një projekt i financuar nga Komisioni Europian vjen tashmë në Shqipëri nëpërmjet Austrian Institute of Excellence.

Objektivi strategjik kryesor i projektit është të kontribuojë si për mbrojtjen e mjedisit, ashtu edhe për konkurrencën në biznes, duke rritur cilësinë e menaxhimit të energjisë, si rrjedhojë edhe shkallën e zbatimit të masave të efiçencës së energjisë.

Tashmë ky program trajnimi ambicioz dhe i standartizuar është i pranishëm në 27 vende në të gjithë botën dhe deri tani më shumë se 3,000 Menaxherë Energjie garantojnë efikasitetin e energjisë në kompanitë e tyre.

Ju ftojmë të ndiqni programin dhe përditësimet e vazhdueshme në www.aie.al