TBU mirëpret studentët master të Lucerne University of Applied Sciences and Arts

Një grup studentësh të ciklit master dhe pedagogë të Lucerne University of Applied Sciences and Arts, Zvicër, po zhvillojnë një vizitë tematike një javore në Shqipëri në datat 10-16 Shtator 2018. Në dy ditët e para studentët zvicerancë u mikpritën në Tirana Business University College (TBU) dhe patën mundësinë të bashkëbisedojnë mbi çështje politike, shoqërore, ekonomike, institucionale, mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të Shqipërisë.

Në ditën e parë Prof. Dr. Genc Ruli dhe z. Remzi Lami zhvilluan me studentët zviceranë bashkëbisedimin mbi sfidat e demokracisë në Shqipëri. Më pas studentët zviceranë patën një bisedë mbi shoqërinë shqiptare e në veçanti lidhur me harmoninë fetare me Don. Jetmir Nikolli dhe z. Fatbardh Kadilli.

Në ditën e dytë studentët zviceranë bashkëbiseduan mbi temën e ekonomisë, mundësive dhe sfidave të biznesit në Shqipëri me Znj. Stephanie Sieg (Presidente e DIHA), Z. Bledar Mankollari (Drejtor Ekzekutiv i DIHA), si dhe me z. Besnik Leskaj (Drejtor Ekzekutiv i Abkons). Më pas me z. Blendi Salaj u vijua zhvillimi i temës mbi mentalitetin dhe gjuhën shqiptare, si dhe me PhD. Odeta Barbullushi u diskutua mbi temën e projektimit të ardhmes së Shqipërisë.