DIHA OKTOBERFEST TIRANA 2022

Pas tre vitesh atmosferë tipike bavareze të munguar në Tiranë, DIHA mbajti më 14 Tetor 2022 në ambientet e „Te Stela Resort“ eventin e saj më të madh të vitit: DIHA Oktoberfest Tirana 2022. Në sallën e dekoruar bardhë e blu u mblodhën ditën e premte mbi 600 anëtarë dhe miq të DIHA-s për të festuar nën ritmet e muzikës tipike bavareze të Oktoberfestit në Mynih „Gaudi Blos`n“, i cili u kujdes për një atmosferë autentike dhe të gëzuar. Nuk munguan as ushqimet tradicionale të kësaj feste dhe pija karakteristike,birra. Pjesëmarrësit kishin mundësinë e zgjedhjes midis birrës lokale dhe asaj gjermane „Radeberg“. Oktoberfest u hap nga Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf dhe Presidentja e DIHA-s, Stephanie Sieg-Farka dhe vijoi me kërcime dhe lojëra të ndryshme për pjesëmarrësit.