Korridori i 8-të, memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në Sofje të Bullgarisë, u nënshkrua një memorandum midis Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një hap i rëndësishëm ky për bashkëpunimin midis tri vendeve, si dhe një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se nënshkrimi i memorandumit për transportin e qëndrueshëm në Korridorin 8-të është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë. Ministrja theksoi se me homologët e dy vendeve të tjera kishte diskutuar dhe për hapat e ardhshëm. Ajo e konsideron si të rëndësishëm bashkëpunimin dhe sigurimin e mbështetjes financiare nga institucionet financiare europiane.

Quelle: rti