Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, priti Ministrin Gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, priti Ministrin Gjerman të Shtetit për Evropën Michael Roth, i cili ishte për një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

Rama dhe Roth biseduan për integrimin e Shqipërisë në BE, hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE me Shqipërinë, bashkëpunimin shqiptaro-gjerman dhe luftën e përbashkët kundër pandemisë.

Me pas u organizua një konferencë e përbashkët për shtyp, në të cilën Rama theksoi se Shqipëria tashmë ka përmbushur detyrat e saj për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Ai falënderoi Gjermaninë për mbështetjen. Ministri Roth theksoi, ndër të tjera, se po punohet për të siguruar që Këshilli Evropian në 22 Qershor të marrë një vendim pozitiv për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Burimi: rti