Park fotovoltaik 50 MW i miratuar në Fier - shteti përfiton 2% të energjisë në vit

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për ndërtimin e sistemit fotovoltaik "Blue 2" në Fier me një kapacitet të instaluar 50 MW, i cili nuk përfiton nga masat mbështetëse. Dy kompanitë private "Blessed Investment" sh.p.k. dhe "Matrix Konstruksion" sh.p.k. duhet të sigurojnë vetë tregun e energjisë së gjeneruar. Parku "Blu 2" pritet të funksionojë brenda 50 muajve nga marrja e lejes së ndërtimit. Kompania është e detyruar të informojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë çdo tre muaj për mbarëvajtjen e punës. Impianti duhet t'i sigurojë ministrisë përgjegjëse një sasi të energjisë elektrike ekuivalente me 2% të prodhimit vjetor.

Burimi: Businessmag