Prezantimi i Programit të Bursave nga Biznesi Gjerman

Në datën 16 nëntor 2020 DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri), së bashku me Komitetin Ekonomik Gjerman të Evropës Lindore organizuan prezantimin online të Programit të Bursave nga Biznesi Gjerman.

Ky prezantim u mbajt nga Znj. Antje Müller (Koordinatore e Programit të Bursave nga Biznesi Gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor pranë Komitetit Ekonomik Gjerman të Evropës Lindore). Ajo theksoi rëndësinë e punësimit të të rinjve në vendet nga ata vijnë.

Programi i Bursave nga Biznesi Gjerman është një mundësi shumë e mirë për kompanitë, për t'u njohur me talente të reja me nivel të lartë kualifikimi, nga profesione të ndryshme. Gjatë një praktike 3-6 mujore në Gjermani, praktikantët trajnohen për një punësim të ardhshëm në Shqipëri. Pjesëmarrës ishin anëtarë të DIHA-s si edhe kompani të tjera të mëdha që operojnë në Shqipëri.