End of the Year Networking Event

Më date 14 dhjetor 2021 DIHA organizoi eventin me karakter social “End of the Year Networking Event”. Aktiviteti u zhvillua në ambientin festiv në tarracën e brendshme të Rogner Hotel. Anëtarë të shumtë të DIHA-s i’u bashkuan këtij aktiviteti, pas një kohe të gjatë me aktivitete virtuale, për të ngritur një dolli me “Glühwein” dhe për të shkëmbyer ide me njëri-tjetrin. Presidentja e DIHA-s Stephanie Sieg-Farka përshëndeti të gjithë të pranishmit si dhe gjeti rastin të prezantojë projektin e ndërtimit të një parku lojrash për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Anëtarë të DIHA-s shprehën interesin dhe mbështetjen e tyre për këtë nismë.

Me kënaqësi presim evente të tjera pozitive pasardhëse.