Një vizitë virtuale tek anëtarët e DIHA-s

Duke qenë se prej një viti ka qenë e pamunur të organizonim aktivitete reale dhe për pasojë shanset për takime e prezantime mes anëtarëve janë pakësuar, DIHA ka nisur një seri eventesh me një temë të përbashkët “Një vizitë virtuale tek anëtarët e DIHA-s”. Qëllimi është t’u jepet atyre mundësia të prezantojnë tek anëtarët e tjerë, të rejat nga kompanitë e tyre, produktet, shërbimet, çdo gjë që mendohet se mund të ngjallë interes për kompanitë e tjera.

Eventi i parë i kësaj natyre ishte “Prezantimi i Frotcom Albania – menaxhimi inteligjent i flotës së kompanisë suaj”. Frotcom Albania është një nga anëtarët më të rinj të DIHA-s.

Këtu do të gjeni prezantimin e mbajtur nga z. Alban Hasani, Drejtues i Frotcom Albania në datën 21 prill 2021.

Nëse jeni kompani anëtare e DIHA-s dhe mendoni se keni diçka interesante për të prezantuar, që shumë prej anëtarëve mund të mos e njohin ende, një risi në gamën e produkteve/shërbimeve tuaja, apo të bëni një prezantim virtual të ambienteve të kompanisë suaj, lutemi të na kontaktoni. Mirëpresim idetë dhe propozimet tuaja dhe urojmë të kemi bashkëpunime interesante për të gjithë!