DeveloPPP – Mundësitë për bashkëpunim për zhvillim me sektorin privat

[Translate to Shqip:]

[Translate to Shqip:]

Ditën e mërkurë, më 19 shkurt 2020 u zhvillua një workshop për prezantimin e mundësive për bashkëpunim për zhvillim me sektorin privat përmes programit develoPPP.de si dhe njohjen me rolin dhe detyrat e Qendrës Rajonale të Shërbimeve (RCS – Regional Service Centre), e cila sapo është themeluar. Synimi i workshop-it ishte të transmetonte informacionet e para mbi programin develoPPP.de, parimet, qëllimet, çfarë GIZ u ofron kompanive private, kriteret e pjesëmarrjes, mënyrën e funksionimit, por edhe të përshkruante rolin e RCS gjatë këtij procesi. Pas fjalëve përshëndetëse nga znj. Judith Hoffmann (Drejtuese e Bashkëpunimit Ekonomik për Zhvillim pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë), David Abeler (GIZ ORF - Modernizimi i Shërbimeve Bashkiake në Europën Juglindore) dhe Peter Feldmann (GIZ – Drejtues i Komponentit SME tek ProSEED), fjalën e mori Krunoslav Rasic (Drejtues i Qendrës Rajonale të Shërbimeve - GIZ ORF MMS), i cili prezantoi Qendrën Rajonale të Shërbimeve (RCS) dhe programin develoPPP.de. Më pas ai solli shembuj konkretë të historive të suksesit të këtij programi në vende të ndryshme ne rajon. Në këtë mënyrë të pranishmit krijuan një ide më të qartë mbi mënyrën e funksionimit të programit dhe workshop-i vazhdoi në mënyrë interaktive. Eventi u mbyll me një pritje, ku të ftuarit patën mundësinë të vazhdonin diskutimet dhe të vendosnin kontakte.