PWC Annual Global CEO Survey / Vrojtimi i përvitshëm i PWC

PwC Shqipëri këtë vit ka prezantuar rezultatet e edicionit të 26-të të „Annual Global CEO Survey / Vrojtimit të përvitshëm të drejtuesve të kompanive”, Liderët e bizneseve lokale dhe ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri kontribuan me mendimet e perspektivat e tyre mbi ekonominë shqiptare dhe atë globale. Pjesëmarrësit në kërkimin e zhvilluar ishin drejtuesit e kompanive më të mëdha në vend, të cilët ndanë me PwC mendimet e tyre mbi ekonominë shqiptare dhe globale për vitin 2023. Në rang global këtij vrojtimi i janë përgjigjur gjithsej 4.410 drejtues. Më shumë informacione mund të lexoni këtu. Rezultatet e përmbledhura në gjuhën shqipe mund t‘i gjeni këtu.