Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor 2022

Më datë 21-22 shtator 2022 u mbajt në Prishtinë Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor 2022. Mbrëmjen e parë, më 21 shtator 2022 u organizua nga Delegacioni i biznesit Gjerman në Maqedoninë e Veriut një Networking Event për të gjithë të pranishmit. Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor 2022 pati pjesëmarrës të nivelit të lartë nga Komisioni Europian, vendet anëtare të BE-së, përfaqësues nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, institucione financiare ndërkombëtare, ekspertë të njohur nga sektori i IT-së dhe përfaqësues nga sektori privat.

Pjesë e këtij eventi ishte gjithashtu edhe Zëvendëskryeministria e Shqipërisë Znj. Belinda Balluku.

Interesi i kompanive të IT nga Shqipëria për Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor ishte i madh dhe pjesëmarrja e kompanive shqipëtare ishte e lartë. Ndër kompanitë pjesëmarrëse mund të përmendim kompaninë S-Systems sh.a me përfaqësuese Znj. Holta Orgocka (gjithashtu anëtare e bordit të DIHA-s) e cila gjatë eventit të Networking mbajti një prezantim për të gjithë të pranishmit. Për me shumë detaje rreth Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor 2022 mund të vizitoni faqen e web-it: https://digitalsummitwb6.com/ .