UNECE – Bisedimet “Hard Talk” me Shqipërinë

UNECE Hard Talk me Shqipërinë u mbajt online në 6 dhe 7 Korrik 2021. The Hard Talk u përqëndrua në marrjen, integrimin dhe harmonizimin e energjisë së rinovueshme (RE) me rrjetin e energjisë elektrike në Shqipëri dhe u mbajt në kontekst me  projektin UNECE Re-Uptake 2021.

Gjatë Hard Talk u diskutuan çështjet kryesore, sfidat, zgjidhjet dhe rekomandimet në lidhje me integrimin në rrjet, mbështetjen e politikave të rinovueshme dhe financimin e projekteve të rinovueshme. Raporti i rekomandimeve dhe dokumentacioni mbështetës mund të gjenden këtu.

Projekti RE-Uptake i UNECE 2021 është marrë përsipër nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), Rrjeti i Politikave për Energjinë e Rinovueshme për shekullin e 21 (REN21) dhe Agjencia Gjermane e Energjisë (dena), mbështetur dhe financuar nga Ministria Gjermane e Ekonomisë dhe Energjisë (BMWi).

Ky aktivitet u bë i mundur falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së Agjencisë Kombëtare për Burime Natyrore (AKBN). Informacione të mëtejshme mbi projektin e UNECE Re-Uptake mund të gjenden këtu.