Program i ri për të mbështetur sektorin e ujit në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca, ambasadorin gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorin zviceran Adrian Maître ishin në Kamëz për të inaguruar fillimin e programit të ri i cili do të mbështesë sektorin e ujit. Me një shumë prej 125.6 milionë Euro, "Programi i Performancës dhe Investimeve të Sektorit të Ujit" është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri.

Programi parashikon investime të reja në infrastrukturën e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve në qytetet e Beratit, Elbasanit, Fierit, Kamzës, Shkodrës dhe Vlorës. Programi financohet nga BE, Gjermania dhe Zvicra. Si investimi i parë i këtij programi, u përurua një ndërtesë e re administrate për ujësjellësin në Kamëz. Përafërsisht 600.000 qytetarë në zonat urbane do të përfitojnë nga programi.

Burimi: top-channel.tv, tvklan.al, oranews.tv, balkanweb.com, abcnews.al, Gazetasi.al, euronews.al, panorama.com.al, a2news.com, javanews.al, dosja.al