Buletini i DIHA-s III/2014

Të dashur anëtarë dhe miq të DIHA-s,

„Rregullat janë të domosdoshme“, thotë një shprehje e vjetër gjermane. Nëse nuk ka rregulla, shtetin e sundon anarkia dhe ligji i xhunglës. Nga ana tjetër, edhe më tepër kontroll se sa është e nevojshme, shtyp iniciativën e lirë dhe gatishmërinë për të marrë përsipër risk, që përbëjnë edhe kushtet kryesore për një ekonomi moderne dhe të suksesshme.
Kështu, dilema kryesore e të gjithë shteteve dhe sistemeve ngelet mes kontrollit të tepruar ose të munguar.


Vitet e fundit është vënë re një rritje e konsiderueshme ekonomike në vendet e Europës Qëndrore. Këto shtete kanë arritur të thithin një numër të madh dhe të rëndësishëm investitorësh të huaj, të nxisin një frymë të re ndër bizneset vendase, të promovojnë prodhimin, si dhe të hapin më tepër rrugën për tregti.

Që prej Konferencës së Ballkanit Perëndimor në gusht të këtij viti në Berlin, duket se shtetet e Ballakanit Perëndimor dhe atij Jugor, e ndër to edhe Shqipëria, janë më në fokus të investitorëve gjermanë dhe tregtisë me Gjermaninë.

Në Shqipëri po vihet re një ndryshim i dukshëm në ristrukturimin e administratës si dhe të kushteve ekonomike, juridike e fiskale. Po vendoset më tepër rregull. Si për të gjithë shtetet e tjera, edhe këtu vlen i njëjti rregull: nëse nuk ka mjaftueshëm displinë e bashkëpunim në të gjitha fushat, nuk mund të ketë një biznes funksional. Ndërkohë që një kontroll i tepërt do të ndikonte negativisht në iniciativën e lirë.

DIHA pret në vitin 2015 përfaqësues të shumtë të politikës dhe ekonomisë gjermane në Shqipëri. Shqipëria ka mundësinë të zhvillojë potencialet e saj dhe të bëhet tërheqëse si një destinacion investimi.


Ne urojmë të gjithë,

Anëtarët, Miqtë dhe Partnerët e DIHA-s,

Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2015!

I Juaji,

Rolf Castro-Vasquez


AKTIVITETET E DIHA-s


Më 15 Dhjetor.2014, anëtarët e DIHA-s dhe miq të komunitetit gjerman në Shqipëri u mblodhën në një atmosferë Krishtlindjesh në Hotel Rogner.


Fundi i vitit 2014 ka sjellë ndryshime në legjislacionin tatimor për kompanitë dhe individët në Shqipëri. Për këtë arsye aktivitetin e nëntorit në ambientet e Ambasadës Gjermane, DIHA ia dedikoi kësaj teme.


Një organizim mjaft i mirë, një atmosferë e mrekullueshme si dhe më tepër „bavareze“ se vitet e kaluara – DIHA Oktoberfest Tirana 2014 ishte dhe këtë vit një prej festave më të arrira të vitit.

TË REJA NGA ANËTARËT E DIHA-s


Edicioni i 21-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili u zhvillua më 22-27 Nentor 2014, ishte edhe këtë vit një pasqyrim i rëndësishëm I ekonomisë shqiptare dhe asaj rajonale.


Anketimi i kryer nga Deloitte me mbi 200 drejtues të kompanive shqiptare hedh dritë mbi rolin e gruas në sipërmarrje...

Anëtarë të rinj të DIHA-s 2014

Adrenaline
Office Equipment Trade,
Installation and Repair Service

AL-NOBEL
Sanitary and heating/cooling systems

Deloitte Albania
Audit, Financial & Legal Services

Naber Konfeksion Shijak
Textile production

Çobo Winery
Production of grapes wine & destillates

Messer Albagaz
Production of Medical
and Industrial Gases

Cardio & Diagnostic Center
Hamburg /  Tirana shpk

Medicine

Fugro Albania shpk
Geotechnical Measurement

Platon Management
Service & Trade
in Healthcare and Oncology

In Food shpk
Food Industry

Lotaria Kombëtare shpk
Games

NACCON-SYSTEMS-AL
Tourism, Audio System

Inter Legal Albania
Legal & Tax

Gjika & Associates
Legal & Tax

Albanian Business Partner shpk
Software & IT Solutions

Deutsche Investment
Raw materials, construction

Marketing & Distribution
Food & Mineral Industry

Jens Ströber
Private Person


Anëtarët e DIHA-s

LAJME EKONOMIKE


Eksportet gjermane shënuan në vitin 2014 një rritje prej +4.9 %, krahasuar me tetorin 2013. Me këtë rezultat, Gjermania ruan pozicionin e saj kryesues për sa u përket eksporteve.


Në fillim të nëntorit 2014 Qeveria Shqiptare nënshkroi një marrëveshje kredie me Bankën Botërore, me një vlerë mbi 150 milionë USD.


Germany Trade and Invest (GTAI) botoi në dhjetor 2014 "Raportin e të Dhënave Ekonomike për Shqipërinë", një përmbledhje e të dhënave më të rëndësishme ekonomike të vendit.


Në raportin Doing Business, i cili realizohet çdo vit nga Banka Botërore, Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 68-të nga 189 vende të anketuara. Ky rezultat paraqet një rritje të shpejtë, pasi krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria është përmirësuar me 40 vende.


Standard & Poor 's (S & P) ka përmirësuar vlerësimin e saj për ekonominë shqiptare nga "i qëndrueshëm" në "pozitive", raporton ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare).

PANAIRE TË ARDHSHME NË GJERMANI


Opti është aktiviteti që vendos tendencat në industrinë e optikës me produkte si skeletet, lentet e kontaktit, syzet, instrumentet, etj.. Ky panair organizohet në datat 09 deri më 11 janar 2015 në Mynih, Gjermani.


Panairi imm cologne është platforma qëndrore e biznesit për ekonominë botërore të mobiljeve dhe arredimit, i cili organizohet në datat 19 deri më 25 janar 2015 në Këln, Gjermani.


Spielwarenmesse Nürnberg është panairi ndërkombëtar i lodrave dhe i produkteve të kohës së lirë, i cili zhvillohet nga data 28 janar deri më 2 shkurt 2015 në Nyrenberg, Gjermani.

Shqip http://www.albanianshopping.net/shop/images/albanian-flag.jpg   Deutsch Deutschland Flagge


Nëse nuk mund të shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj!


DIHA-Oktoberfest Tirana 2014 u sponsorizua nga:

Sponsorët Gold








Sponsorët Silver















Sponsorët Bronx












Impressum

© DIHA - Deutsche Industrie- und Handelsvereinigung in Albanien 

Rruga Skenderbej, Pall. 4, Ap. 7, Tirana, Albanien

Web: www.diha.al
E-Mail: info@diha.al

Redaktimi: Zyra e DIHA-s

Buletinet e kaluara mund ti gjeni në arkiv!