Buletini i DIHA-s II/2014

Të dashur anëtarë dhe miq të DIHA-s,

në fillim të verës 2014 lëmë pas një tremujor plot ngjarje të rëndësishme.

Shqipëria mori në fund të qershorit 2014 statusin e kandidatit në BE, për të cilin aplikimi i parë është bërë që në vitin 2009. Kryeministri Rama, në vizitat e realizuara në kryeqytetet europiane, i ka kushtuar një vëmendje të konsiderueshme këtij qëllimi të përbashkët të të gjitha qeverive shqiptare. Kështu ka vepruar edhe në Berlin më 18 qershor, pak ditë përpara vendimit, ku u organizua një forum investimesh me rreth 200 pjesëmarrës, në organizimin e të cilit, DIHA u përfshi në mënyrë aktive.


Për qeverinë tani fillon puna e vërtetë. Nëse ajo do të jetë e sukseshme, atëherë ka nevojë për investime të huaja. Për këtë duhet të përmirësohen kushtet e nevojshme.

Një sinjal pozitiv u vu re në marrëveshjen me kompaninë energjetike çeke CEZ, nëpërmjet së cilës tregu i energjisë elektrike në Shqipëri bëhet më interesant për investitorë të rinj. Projekti TAP do të fillojë gjithashtu me tenderimet e para për punimet në infrastrukturë.

Në të njëjtën kohë, INSTAT raporton një konsolidim të rritjes ekonomike në vend, si dhe një rritje të dukshme të eksporteve për tremujorin e parë. DIHA merr shpesh kërkesa për prodhimin në industrinë e lehtë, të cilat konfirmojnë trendin pozitiv në fillim të këtij viti.

Edhe nëse disa ngjarje politike në vend dhe në rajon japin herë-herë një tjetër pamje të vendit, Shqipëria synon të bëhet një vend interesant për të investuar.

DIHA do të mbështesë në mënyrë aktive këtë process!

I Juaji,

Rolf Castro-Vasquez

AKTIVITETET E DIHA-s


Përpara fillimit të pushimeve të verës, DIHA ka vazhduar traditën e vitit të shkuar, duke ftuar komunitetin e biznesit në Shqipëri, në një Get Together.


Perspektivat ekonomike për investitorët dhe tregtinë në Shqipëri ishin në qendër të bisedimeve të investitorëve më 18 qershor 2014 në Berlin.


Në Asamblenë e Anëtarëve të këtij viti, anëtarët e DIHA-s shprehën sërish besimin në Bordin Drejtues të DIHA-s për vitin në vazhdim.


Më 22 Maj, DIHA ftoi anëtarët e saj për të diskutuar rreth rëndësisë dhe statusit aktual të projektit Trans-Adriatic-Pipeline (TAP) për Shqipërinë.


Kjo ishte tema e aktivitetit të DIHA-s, të organizuar në Ambasadën Gjermane me Drejtoren Përgjithshme të Doganave, Znj. Elisa Spiropali dhe me përfaqësuesin e Crown Agents, Z. Kevin Atkinson.


Rezultatet e anketimit vjetor të DIHA-s mbi klimën e biznesit në Shqipëri...

TË REJA NGA ANËTARËT E DIHA-s


Prezantimi i pajisjeve portative gjermane për turizëm dhe interpretim në Shqipëri...


Më 11 qeshor 2014 u organizua në ambientet e Tirana Business Park, Forumi Shumëpalësh për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës (PSK).


Një bilanc pozitiv, krahasuar me gjashtë muaj më parë...

LAJME EKONOMIKE


„Kodi i Drejtimit te Brendshëm“ – ishte tema e një diskutimi në panel, i cili u zhvillua më 3 korrik 2014 në Tirana International Hotel.


Europa Juglindore është drejt procesit të afrimit në BE dhe industria e energjisë elektrike paraqet një faktor të rëndësishëm në këtë proces. Bazuar në këto zhvillime, do të zhvillohet në Prishtinë, konferenca Energy Market South East Europe.


"Eksportet dhe investimet janë përcaktuesit kryesorë të rritjes ekonomike." shkruan Jan Triebel ne raportin e tij mbi zhvillimin e ekonomisë shqiptare...


Duke marrë parasysh sugjerimet e Komisionit të Bashkimit Europian, drejtuesit e qeverive të vendeve anëtare të BE-së i dhanë Shqipërisë më 24 qershor 2014 statusin e kandidatit në BE.


Më 23 qershor 2014, qeveria shqiptare dhe kompania energjetike CEZ arritën në një marrëveshje, pas një konflikti, i cili zgjati rreth një vit e gjysmë.

Shqip http://www.albanianshopping.net/shop/images/albanian-flag.jpg   Deutsch Deutschland Flagge


Nëse nuk mund të shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj!

Aktivitete të ardhshme

28.08.2014
Konferenca e Ballkanit Perëndimor
Berlin, Ministria e Ekonimisë dhe Energjisë

03.-07.09.2014
Delegacion nga Landi i Rinit të Veriut dhe Vestfalisë
Kosovë dhe Shqipëri

17.09.2014
Aktivitet i DIHA-s: Green Building

18.-19.09.2014
Energy Market South East Europe 2014

Prishtinë, Kosovë

03.10.2014
DIHA-Oktoberfest 2014

Tax Alert-et dhe publikimet nga anëtarët e DIHA-s i gjeni këtu!

Shifra & Fakte

Albanian Centre for Competitiveness and International Trade (ACIT) publikon raportin mbi tregtinë me jashtë Albania 2013 - Trade Report


Raportet nga INSTAT

Impressum

© DIHA - Shoqata Gjermane e Industrië dhe Tregtisë në Shqipëri

Rruga Skenderbej, Pall. 4, Ap. 7, Tirana, Albanien

Web: www.diha.al
E-Mail: info@diha.al

Redaktore:
Anette Kasten,
Xheviola Duraj Veizaj,
Alva Sena

Buletinet e kaluara mund ti gjeni në arkiv.