Buletini i DIHA-s I/2014



DIHA-Website



Kontakt



Rreth DIHA-s



Anëtarët

Nëse nuk mund të shikoni
fotot, Ju lutem përdorni
këtë link.


Të dashur anëtarë, miq dhe partnerë të DIHA-s,

Në mbyllje të tremujorit të parë të vitit 2014, gjendja e ekonomisë shqiptare duket ende e paqartë dhe vështirë të përkufizohet. Pritja, duket se është motoja e ditës.

Në prag të vitit të ri, qeveria shqiptare miratoi paketën e re fiskale, rezultatet e së cilës nuk janë ende të matshme, por duket se po arkëtohen të ardhura më të larta se në vitet e mëparshme. Ndërkohë, FMN ka bërë propozime të tjera për mbledhjen e taksave. Nga ana tjetër, sipas shtypit shqiptar, niveli i investimeve është më i ulëti, krahasuar me vitet e fundit. Nuk është për tu habitur, pasi investitorët e huaj kanë nevojë për siguri, qartësi dhe parashikueshmëri, sidomos kur bëhet fjalë për taksat dhe ligjet.

Megjithatë, DIHA-s i vijnë nga kompanitë gjermane më shumë kërkesa se më parë. Mbetet për tu parë se cila prej tyre do të kthehet në investim dhe aktivitet konkret biznesi.

Në fillim të vitit, DIHA, me anë të një letre pozicionimi me 20 pika, i ka paraqitur qeverisë shiqiptare pritshmëritë e bizneseve që operojnë në vend, dhe në të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në të gjitha fushat.

Edhe zhvillimi i vetë shoqatës sonë ka qenë pozitiv. Në një Speed-Business-Meeting të organizuar në muajn shkurt, anëtarët e DIHA-s patën mundësinë për tu takuar personalisht me njëri-tjetrin dhe kanë krijuar brenda një mbrëmjeje ndooshta më tepër kontakte se ҫ‘do të mund të kishin krijuar gjatë një viti të tërë.

Çështja e taksave ende vazhdon. PricewaterhouseCoopers, përfaqësues i DIHA-s në komitetin fiskal shqiptar, në një workshop mbresëlënës mbi "Transfer Pricing“ ", ka prekur një temë e cila do të jetë një sfidë e re për kompanitë shumëkombëshe në Shqipëri, por edhe për autoritetet tatimore.

Të vazhojmë përpara, kjo mbetet motoja e DIHA-s!

I Juaji,

Rolf Castro-Vasquez

AKTIVITETET E DIHA-s


Më 11.03.2014, DIHA organizoi së bashku me PricewaterhouseCoopers Albania një workshop intensiv me temë "Transfer-Pricing".


Fondacioni Friedrich-Ebert dhe DIHA prezantojnë rezultatet e Konferencës mbi Arsimin Profesional. Më 4 Mars 2014, Qendra Shumëfunksionale e Arsimit dhe Formimit Profesional Kamëz (QSHAFP) ftoi organizatorët dhe pjesëmarrësit e Konferencës mbi Arsimin Profesional, zhvilluar në Tetor të vitit 2013, për të prezantuar rezultatet e kësaj konference të suksesshme.


Interesi për tregun shqiptar si dhe për anëtarësimin në DIHA rritet vazhdimisht. Gjatë vitit 2013 e deri në fillim të vitit 2014, DIHA-s i janë bashkuar 18 anëtarë të rinj, duke e çuar numrin e anëtarëve në 72. Në mënyrë që anëtarët e rinj dhe të vjetër të DIHA-s të njiheshin më mirë dhe për të krijuar më shumë mundësi për bashkëpunime biznesi, DIHA organizoi një Speed-Business-Meeting.


Më 22.01.2014, DIHA në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Tiranë, ftoi anëtarët e saj në Pritjen e Vitit të Ri 2014, në rezidencën e Ambasadorit Gjerman. Të ftuar ishin edhe përfaqësues të lartë të Qeverisë Shqiptare, si Zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Niko Peleshi, Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Damian Gjiknuri,  Ministër i Energjisë dhe Industrisë, Z. Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.

TË REJA NGA ANËTARËT E DIHA-s

Anëtarë të rinj 2013-2014

NT Mentori
Electric and hydraulic connection parts

SGS Albania
Inspection, Verification, Test and Certification

Adrenaline
Office Equipment Trade, Installation and Repair Service

PSZ electronic
Cable sets, harnesses and electronic devices

Dynamics Partners
Talent Recruitment, HR
& Leadership Consulting

Deloitte Albania
Audit, Financial & Legal Services

Austrian Airlines
International Airline Company

TPA Horwath Albania
Audit, Financial & Legal Services

AL-NOBEL
Sanitary and heating/cooling systems

Tirana Business University
Private Business University

WIFI Albania
HR Consulting and trainigs

Naber Konfeksion Shijak
Textile production

3m East AG
Import of industrial products

Albanian Ferry Terminal Operator
Ports operation, Infrastructure

Çobo Winery
Production of grapes wine & destillates

Rogner Hotel Tirana
Hotel Industry & Restaurant

EMS Albanian Port Operator
Cargo warehousing, loading - discharging, Logistics

Messer Albagaz
Production of Medical and Industrial Gases

Platon Management
Service & Trade in Healthcare and Oncology


Anëtarët e DIHA-s

 

 

 


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit prezantuan Shqipërinë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.


Nga data 8 deri më 11 maj 2014, Klik Ekspo Group do të organizojë në Pallatin e Kongreseve aktivitetin "3 Events in 1" - International Show on Tourism. Qëllimi i këtij panairi është promovimi i turizmit në Shqipëri. Informacione rreth aktivitetit i gjeni këtu.


Në botimin e 24-t të IFLR1000, Boga & Associates ka ruajtur vendin e saj si një nga zyrat kryesuese (“Top Tier Firm”) dhe anëtarët e saj si “Avokatë Kryesues” në fushën e së drejtës financiare dhe shoqërive tregtare.


Më 24.02.2014 u mbajt  në Tiranë eventi "Marketing Kingdom Tirana" si aktiviteti i parë global i marketingut në Shqipëri, i cili u mbështet nga P World dhe Tirana Business Park.


AlbKonfindustria në bashkëpunim me ''Tirana Business University'' organizuan, më 22.02.2014, forumin me temë ''Politikat fiskale: qëllim në vetvete apo në shërbim të zhvillimit ekonomik?''


Në vazhdën e ndryshimeve fiskale dhe propozimeve për ndryshime të mëtejshme të legjislacionit dhe administrimit tatimor, u organizua më 28.01.2014 një simpozium, ku pjesmarrës ishin përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe Ministria e Financave.

LAJME EKONOMIKE


Më 1 prill 2014 u zhvillua në Berlin takimi i parë i kancelares gjermane, Angela Merkel me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të zgjedhur në qershor të vitit 2013.


Me qëllim përmirësimin procedurave doganore, si dhe nxitjen e lehtësimin e investimeve të huaja, qeveria shqiptare ka përgatitur kodin e ri doganor, i cili do të hyjë në fuqi në datën 1 Janar 2015.
Gjatë një prezantimi të kodit të ri doganor në doganën e portit të Durrësit, kryeministri Rama theksoi se ky kuadër i ri ligjor do të luftojë arbitraritetin, burokracinë dhe korrupsionin, të cilat i kanë dhënë deri tani një imazh negativ kësaj administrate.


Ulja e nivelit të borxhit publik, i cili arriti në vitin 2013 një nivel prej 6% të PBB-së, që përkthehet në një nivel total borxhi prej thuajse 70%, duket se është një ndër detyrat më urgjente për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) këshillon qeverinë shqiptare të kontrollojë më mirë shpenzimet dhe të rrisë të ardhurat, me qëllim uljen e borxhit publik. Njëkohësisht duhet të ndërmerren reforma strukturore, si faktor kryesor për rritjen e investimeve dhe ekonomisë.


Imazhi i Shqipërisë nën moton "Një dashuri e re mesdhetare", ishte në fokus të prezantimit të Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin (ITB), më 5-9 mars 2014.


Norma e papunësisë në Shqipëri, e cila prej vitesh ka qenë 13%, mendohet te rritet së shpejti në 21%.


Qeveria Shqiptare parashikon marrjen e masave drastike për te ulur numrin e pagesave me para ne dore (cash), te cilat janë shume te përhapura ne Shqipëri.

PANAIRE NË GJERMANI


IFAT ENTSORGA është panairi ndërkombëtar lider për teknologjitë e mjedisit dhe zhvillohet më 5 - 9 maj 2014 në Mynih, Gjermani. Ky panair mbulon të gjithë spektrin e industrisë duke filluar që nga uji i pijshëm, ujrat e zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, riciklim dhe lëndët e para. Tendencat aktuale dhe zhvillimet orientuese të teknologjive dhe tregut janë në fokusin e konferencave, simpoziumeve, workshop-eve, dhe forumeve ashtu si edhe temat e shumta rajonale të këtij sektori.


USETEC është panairi më i madh botëror për makineri dhe impiante të përdorura, i cili do të zhvillohet në datat 5 – 7 maj 2014 në Këln, Gjermani. Çdo vit prezantojnë rreth 500 kompani pjesëmarrëse nga e gjithë bota makineritë dhe pajisjet e përdorura, shumica e të cilave janë të ekspozuara në këtë panair.


Impressum

© DIHA - Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë

Rruga Skënderbeg 4/7
Tiranë, Shqipëri
E-Mail: info@diha.al

Redaktore: Xheviola Duraj Veizaj, Alva Sena

Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në Arkiv.

Megjithë kujdesin e treguar në hartimin e këtij publikimi nuk merret asnjë përgjegjësi apo pozicionim mbi përmbajtjen ose gabime të mundshme.