Buletini i DIHA-s IV/2013

Të dashur anëtarë, miq dhe partnerë të DIHA-s

Viti 2013, i mbushur me ngjarje të rëndësishme, po i afrohet fundit dhe një fillim i vrullshëm i 2014-ës na pret së shpejti.

Në zgjedhjet e këtij viti, shumica e shqiptarëve vendosën për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Qeveria e re erdhi me premtimin për një rinovim të strukturave të shtetit në të gjitha nivelet dhe një frymë të re të të menduarit e të qeverisjes.


Paketa e re fiskale dhe miratimi i buxhetit të vitit të ardhshëm janë aktualisht vendimet më të rëndësishme që po merr qeveria e re për sa i përket politikave fiskale.

Një rritje e tatimit mbi korporatat në 15% (nga 10% që ishte më parë) për kompanitë e mëdha, është deri diku e përballueshme për pjesën më të madhe të kompanive. Largimi i investitorëve të huaj për këtë shkak do të ishte relativisht jo i pritshëm. Edhe me një tatim në masën 10% nuk kishte flukse të mëdha investitorësh drejt Shqipërisë. Megjithatë, me një tatim prej 23 % mbi pjesët e të ardhurave që janë mbi 130 000 Lekë, qeveria rrezikon të shkaktojë pakënaqësi tek ato shtresa, që i nevojiten për rindërtimin e vendit.

Më tepër se sa shkalla e tatimit, janë informaliteti, mungesa e një sistemi gjyqësor të rregullt dhe procedurat e pastandardizuara të shtetit, ato që e bëjnë më të vështirë jetën e qytetarëve dhe të kompanive. Të gjithë këta elementë, janë shtylla të rëndësishme, për ngritjen e të cilave duhen vite të tëra. Për këtë qeveria ka nevojë për mbështetje nga të gjithë, si dhe për ndryshim të mentalitetit.

Le të shpresojmë që viti 2014 të jetë fillimi i ndryshimeve rrënjësore në këtë drejtim për Shqipërinë! Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që është e mundur, për të mbështetur vendin në këtë drejtim.

DIHA u uron të gjithë anëtarëve dhe miqve të saj Gezuar Vitin e Ri dhe pushime të mbara!

I Juaji,
Rolf Castro-Vasquez



AKTIVITETET E DIHA-S


Në 17 dhjetor 2013 Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Z. Hellmut Hoffmann, ftoi në Ambasadë anëtarët e DIHA-s, si dhe firma të tjera të interesuara, për të diskutuar sistemin e ri fiskal për vitin 2014.


Në kuadër të projekteve të zhvillimit të tregut të Ministrisë Gjermane të Ekonomisë, DIHA realizoi pjesën shqiptare të një udhëtimi, me temë “Sektori i Ujësjellës Kanalizimeve”.


Zhvillimi Ekonomik ◄ Arsimi Profesional ► Mirëqënia
Kjo ishte motoja e një aktiviteti të përbashkët të DIHA-s dhe FES-it, organizuar më 22.10.2013.


Me rreth 1000 të ftuar si dhe me një atmosferë të mrekullueshme, Festa e Birrës, e organizuar për të pestën herë këtë vit, ishte një nga festat më të arrira të DIHA-s.


Delegacioni i biznesit gjerman vizitoi në fillim të tetorit Tirana Business Park, si investitorin më të madh gjerman në Shqipëri.


Delegacioni i biznesit gjerman i organizuar nga DIHA, si dhe delegacioni politik nga Ministria Federale e Ekonomisë dhe Teknologjisë, i udhëhequr nga Z. Ernst Burgbacher, vizituan portin e Durrësit.


DIHA vizitoi së bashku me Delegacionin e Biznesit Gjerman kompaninë kanadeze Bankers Petroleum, e cila ka marrë në shfrytëzim që prej vitit 2004 fushën më të madhe të naftës në Europë, Patos-Marinza, në lindje të qytetit të Fierit.


Në kuadër të programit të delegacionit të biznesit gjerman në Shqipëri, DIHA organizoi një vizitë në ambientet e kompanisë bijë të firmës gjermane Nabermoden në Shijak.

TË REJA NGA ANËTARËT DHE PARTNERËT E DIHA-S


Tirana Business Park ka nisur rrugëtimin drejt krijimit të një qendre kyçe ekonomike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tërë Europën Juglindore.


DIHA paraqitet me një stendë të vetën në edicionin e 20-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës.


Germany Trade and Invest (GTAI) publikoi në nëntor 2013 një studim mbi tregun e punës në Shqipëri. Studimi në gjuhën gjermane

LAJME EKONOMIKE

Në raportin e të bërit biznes (Doing Business 2014), i cili publikohet çdo vit nga Banka Botërore, në vitin 2013 Shqipëria u rendit në vendin e 90-të.

Këshilli i Ministrave të BE-së refuzoi më 17 dhjetor 2013 kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për në BE.

PANAIRE TË ARDHSHME NË GJERMANI


Panairi imm cologne është platforma qëndrore e biznesit për ekonominë botërore të mobiljeve dhe arredimit, i cili organizohet në datat 13 deri më 19 janar 2014 në Këln, Gjermani.


Opti është aktiviteti që vendos tendencat në industrinë e optikës me produkte si skeletet, lentet e kontaktit, syzet, instrumentet, etj.. Ky panair organizohet në datat 10 deri më 12 janar 2014 në Mynih, Gjermani.


Spielwarenmesse Nürnberg është panairi ndërkombëtar i lodrave dhe i produkteve të kohës së lirë, i cili zhvillohet nga data 29 janar deri më 3 shkurt 2014 në Nyrenberg, Gjermani.

http://www.albanianshopping.net/shop/images/albanian-flag.jpg       Deutschland Flagge


Nëse nuk mund të shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj.

 

DIHA-Oktoberfest Tirana 2013 u sponsorizua nga:

Sponsorët Gold





Sponsorët Silver











Sponsorët Bronz





© DIHA - Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri 

Rruga Skenderbej, Pall. 4, Ap. 7, Tiranë, Shqipëri

http://albanien.ahk.de

E-Mail: info@dih-al.com

Redaksia: Xheviola Duraj-Veizaj, Alva Sena

Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në arkiv.