Buletini i DIHA-s III/2013

Të dashur Lexuese dhe Lexues, të dashur miq të Shqipërisë,

DIHA zgjodhi në Asamblenë e fundit të Anëtarëve pesë anëtarë të rinj për Kryesinë e saj, të cilët do të prezantohen më poshtë në këtë buletin. Si presidenti i ri i DIHA-s, gjej rastin t’Ju përshëndes përzemërsisht.

Ndërkohë që shumë prej Jush shijojnë tashmë pushimet e verës, do të doja t’Ju informoja mbi dy vizita delegacionesh gjermane në Shqipëri gjatë kësaj vjeshte. Në periudhën 1 deri më 5 tetor 2013 organizohet një vizitë biznesi në Shqipëri  me sipërmarrje nga Bayern dhe Niedersachsen. Në 18 deri më 21 Nëntor DIHA do të udhëheqë së bashku me Delegacionin e Biznesit Gjerman në Serbi, një udhëtim për njohjen e tregut shqiptar me ekspertë nga sektori i ujësjellës-kanalizimeve.

Për të bërë më të njohur Shqipërinë si një vend për të investuar, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Hanover ka tërhequr vëmendjen drejt investimit të sukseshëm të zinxhirit të dyqaneve të produkteve kozmetike dhe të higjienës „Rossmann & Lala“. Ju këshilloj të lexoni edhe Ju intervistën me ish-futbollistin e Hannover 96, Z. Altin Lala dhe Drejtuesin e Projektit të Rossmann, Z. Bernd Tiemeier!

I Juaji,

Rolf Castro-Vasquez


AKTIVITETET E DIHA-s


Anëtarët e sapozgjedhur të Kryesisë së DIHA-s


Në pishinën e Hotel Rogner u zhvillua një takim informal, me dialogje intensive i Shoqatave/Dhomave të Tregtisë në Shqipëri dhe anëtarëve të tyre...

TE REJA NGA ANETARET


Do të ishte pozitive për Shqipërinë, nëse aty do të angazhoheshin më tepër kompani, thotë Altin Lala, ish-futbollisti profesionist i Hannover 96. Ai vetë ka sjellë një biznes në vendin e tij të lindjes: Lala operon në vend së bashku me Rossmann në tregjet e produkteve kozmetike dhe të pastrimit.

LAJME EKONOMIKE

EMS Albanian Port Operator sh.p.k. ka marrë zyrtarisht përsipër menaxhimin e terminalit lindor të Portit të Durrësit.


EXPO REAL është panairi i përvitshëm për pasuritë e paluajtshme komerciale dhe tregun e investimeve në këtë fushë, i cili këtë vit organizohet në periudhën 7 deri në 9 tetor 2013 në Mynih, Gjermani.

Gazsjellësi Trans Adriatik ka triumfuar ndaj rivalit të tij Nabucco dhe do të furnizojë Europën me gaz nga Azerbajxhani nëpërmjet Shqipërisë.

Nëse nuk mund të shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj.

 

Aktivitete të ardhshme

01.10. - 05.10. 2013 Vizitë Shqipëri e delegacionit gjerman nga Bayern dhe Niedersachsen 

18.11. - 21.11.2013 Vizitë e sipërmarrësve gjermanë për njohjen e tregut shqiptar: dega e ujësjellës-kanalizimeve

 

© DIHA - Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri 

Rruga Skenderbej, Pall. 4, Ap. 7, Tiranë, Shqipëri

http://albanien.ahk.de

E-Mail: info@dih-al.com

Redaksia: Julija Baftiri, Xheviola Duraj

Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në arkiv.