Buletini i DIHA-s II/2013

Të dashur anëtarë dhe miq të DIHA-s,

Detyra ime si CEO e Tirana International Airport shpk (Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës) përfundon më 31 maj 2013. Pas 6 vitesh në Shqipëri do të kthehem sërish në Gjermani për të marrë përsipër një pozicion në HOCHTIEF AG. Për këtë arsye nuk do të kandidoj më për anëtare dhe presidente në zgjedhjet e ardhshme për bordin e DIHA-s.

DIHA është zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit, duke u shndërruar në një nga shoqatat ekonomike më aktive dhe një nga institucionet më me peshë ne Shqipëri.

Për gjermanët, DIHA është kontakti i parë kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Ajo është përfaqësuesja zyrtare e kompanive të mëdha të panaireve gjermane dhe u përgjigjet gjithnjë e më tepër kërkesave që vijnë nga kompanitë gjermane, lidhur me informacionet e nevojshme për të hyrë në tregun shqiptar.

Dëshiroj t´Ju falënderoj përzemërsisht për përvojën e shkëlqyer që kemi ndarë bashkë gjatë themelimit dhe rritjes së DIHA-s si dhe për bashkëpunimin interesant gjatë kësaj kohe. Një falenderim i veçantë shkon edhe për stafin e DIHA-s, i cili ka bërë një punë shumë të mirë që nga krijimi i DIHA-s në vitin 2008.

I uroj DIHA-s një zhvillim të mëtejshëm po kaq pozitiv dhe Ju uroj Juve dhe kompanive Tuaja një punë të suksesshme në vazhdim në Shqipëri.

Përzemërsisht,

Andrea Gebbeken


AKTIVITETET E DIHA-s


kjo ishte tema e aktivitetit të organizuar nga DIHA, në të cilin u diskutua mbi opsionet aktuale ligjore, për të shitur, ristrukturuar ose shpërbërë një kompani.


Rreth pyetjes se si do ndryshojë pamja e Tiranës me zgjerimin e bulevardit kryesor të qytetit, anëtarja e DIHA-s dhe ekspertja e GIZ/CIM, Znj. Ulrike Bega, bëri një prezantim mjaft interesant dhe informues përpara shumë pjesëmarrësve.


Kjo ishte tema e aktivitetit të organizuar nga DIHA në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert për anëtarët e DIHA-s si dhe për të interesuarit e tjerë në ambjentet e Tirana Business University.


Shqipëria ofron potenciale interesante – jo vetëm në qytetin e Tiranës, si rajon ekonomik qendror, por edhe ne qytetet e tjera.


Paralelisht me zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë, është zhvilluar shpejt shoqëria njerëzore dhe tregjet kanë ndryshuar dukshëm e në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë arsye kërkimi i tregut bëhet një proces gjithmonë e më i sofistikuar e njëkohësisht i rëndësishëm, duke luajtur një rol vendimtar në suksesin e një kompanie. Duke qenë se në Shqipëri kërkimi i tregut është një fushë relativisht e re dhe jo shumë e diskutuar, menduam që këtë herë ta sillnim atë si temë qendrore të aktivitetit tonë.

TE REJA NGA ANETARET

Kompania kanadeze Public Sector Pension Investment (PSP Investments) bleu aksionet e Hochtief në gjashtë aeroporte në shumën prej 1,5 Miliardë Euro.

Festa e Portit „Open Port“ është kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Durrësit, duke u ofruar të ftuarve dhe banorëve të Durrësit çdo vit një fundjavë me aktivitete të larmishme. Festa arriti të mbledhë këtë vit rreth 30 000 vizitorë, pavarësisht motit të keq.

Tirana Business Park sh.p.k. (TBP) në bashkëpunim me Lindner Immobilien Management EOOD, prezantoi investimin më të ri të Lindner Group në pasuri të paluajtshme.

LAJME EKONOMIKE

Kjo eksperiencë u mundësua nga Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (Senioren Experten Service SES).

Transport logistik është panairi më i madh në botë për industrinë komplekse dhe të strukturuar të transportit të mallrave në rrugë tokësore, hekurudhore, detare dhe ajrore.

Nëse nuk mund të shikoni fotot në email, Ju lutem përdorni këtë link për të parë buletinin në browser-in Tuaj.

 

Aktivitete të ardhshme

17.06.2013 Asambleja e Anëtarëve dhe zgjedhja e Bordit

04.07.2013 Aktivitet mbi arsimin profesional

 

 

Anketimi i DIHA-s mbi klimën e biznesit

Anketimi i këtij viti mbi klimën e biznesit u shfaq gjerësisht dhe me sukses në shyp dhe televizion. Për më tepër, shikoni këtu.

 


GTAI-News


Shifra dhe fakte

Qendra Shqiptare për Konkurrueshmëri dhe Tregti Ndërkombëtare publikon Statistikat për Tregtinë për vitin 2013

 


 

© DIHA - Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri 

Rruga Skenderbej, Pall. 4, Ap. 7, Tiranë, Shqipëri

http://albanien.ahk.de

E-Mail: info@dih-al.com

Redaktore: Julija Baftiri

Buletinet e kaluara mund t'i gjeni në arkiv.